Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është testuar për koronavirus dhe fatmirësisht ka rezoltuar negativ, transmeton Infoline-News.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, Werder Bremeni ka njoftuar se janë testuar futbollistët dhe stafi i klubit dhe që të gjithë kanë rezoltuar negativ.
“Lojtarët dhe stafi i Werder Bremen u testuan të enjten në përputhje me rregullat e higjienës të Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) për COVID-19. Rezultatet e labortarit tani janë në dispozicion dhe tregojnë se të gjitha rezultatet e personave të testuar janë negative. Testi i dytë do të bëhet të dielën” – thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Lajm i mirë padyshim që është edhe fakti se në mesin e futbollistëve që kanë rezoltuar negativ është edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica