Mësohet data e lansimit të këngës së re nga Butrint Imeri
Butrinti ka zbuluar datën e këngës së re. Këngëtari Butrint Imeri po vjen me një projekt të ri muzikor, i cili vjen i shoqëruar edhe me klip.
“Dujem”, titullohet kënga e re e Butrintit, e cila pritet të publikohet më 23 qershor në kanalin e tij në YouTube. Me anë të një videoje të shkurtër, këngëtari solli disa sekuenca të kësaj kënge, ndërsa i lë në pritje fansat për pak ditë për të parë projektin e plotë. “23 QERSHOR. DUJEM. SHIHEMI. 🤫🤫🤫🤫”, shkruan ai.