Prej ditësh është folur se marrëdhënia e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez nuk po kalon momentin më të mirë.
Që nga ardhja e yllit portugez në klubin e tij aktual, Al Nassr , ka pasur spekulime se marrëdhënia mund të jetë në krizë.
Së fundmi mediat portugeze, raporton Marca se disa burime kanë konfirmuar se Cristiano “është ngopur me të dhe sjelljet e saj”. Në të njëjtën mënyrë, një raportim i ri është publikuar që duket se do t’i shtojë këto thashetheme për problemin e ashpër të çiftit.
Një dëshmitar ka kontaktuar gazetarin spanjoll Abel Planelles për t’i treguar gjithçka që ka ndodhur mes çiftit
në atë që duket të jetë një nga zënkat e tyre më të ashpra, pak para se të hipnin në aeroplan.
Ai gjithashtu tregoi se si secili prej tyre u soll pas sherrit të tyre masiv.
“Ata patën një ndeshje monumentale të bërtitura para se të hipnin në aeroplan”, tha dëshmitari.