Duke nisur nga muaji korrik, italianët nuk do të marrin më telefonata të padëshiruara nga Call Centerat në çdo orë të ditës.
Sipas burimeve nga mediat italiane, autoriteti garant i privatësisë po përpunon një kod sjelljeje për operatorët e telemarketing-ut.
Kjo masë pritet të hyjë në fuqi këtë 27 korrik dhe që ka si qëllim t’u tregojë operatorëve telefonikë se cilët persona kanë zgjedhur të mos kontaktohen më në telefon për propozime marketingu.
Ky është hapi i parë që Italia ndërmerr në kuadër të rregullores së Bashkimit Europian për privatësinë – GDPR – që i kërkon shteteve anëtarë të marrin masa për të rregulluar sa më mirë mbrojtjen e të dhënave personale duke përfshirë kategoritë e prekura nga fenomeni.
Në tryezën e bisedimeve, ndodheshin gjithashtu dhe shoqëritë që hartojnë të dhënat e kontakteve dhe natyrisht ato të konsumatorëve. Të gjithë së bashkua kanë rënë dakord për hartimin dhe miratimin e kësaj mase.