Nuk janë të rralla rastet kur vozitësit tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në shumë rrugë të Kosovës. Kjo del të jetë edhe një ndër shkaqet më të shpeshta të aksidenteve në trafik, të cilat në shumë raste përfundojnë edhe tragjikisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Një shofer i cili më pas ka rezultuar në gjendje të dehur, ka rrezikuar seriozisht veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion mbrëmë në qytetin e Gjilanit.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se shoferi nga Zvicra është gjobitur me 200 euro dhe të njëjtit i është shqiptuar masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh.
“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.74.