Pritjet e gjata të mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë edhe sot.
Pika kufitare me më shumë fluks dhe pritje të gjata është Merdara, ku pritjet vijojnë me mbi shtatë or.
Kolona në këtë pikë kufitare ka shkuar në 4.5 km.
Në pikën kufitare në Jarinjë pritjet zgjasin deri në tri orë, ndërsa në Mutivodë deri në dy orë.
Më shumë se një orë pritje është edhe te Dheu i Bardhë, kurse në Muçibabë deri në 40 minuta.