Mercedesi ka zbuluar SUV-in e ri AMG GLE 63 S 4 Matic+ Coupe.
Kjo veturë do të dal në shitje gjatë kësaj pranvere ndërsa do të rivalizoj direkt BMW X6 M-in e ri.
Ashtu sikurse të gjitha produktet e Mercedes-AMG, ky GLE 63 ka një pamje kozmetike agresive, me mbrojtës të rinj nga para, pas e po ashtu edhe anash si dhe një sistem të ri sportiv për shkarkimin e gazrave.
Nga brenda, blerësit do të kenë ulëse sportive të AMG-së, të bëra nga lëkura e po ashtu edhe timonin e sistem të brendshëm dritash.
Mercedes-AMG GLE 63 ka motorin twin-turbocharged 4.0 litërsh V8 i cili ka edhe sistemin gjysmë hibrid 48-volt e i cili prodhon 603 kuajfuqi.
Ky Mercedes-AMG GLE 63 Coupe shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda e atë maksimale 280km/orë.