Menduat se përfunduan?! Treshja fantastike bëhen bashkë dhe na befasuan të gjithëve!
Këtë verë do ta mbajmë mend për bashkëpunimet “bombë” në skenën muzikore shqiptare. Artistë të shumtë bashkuan forcat dhe na sollën bashkëpunime nga ato që nuk i kemi pritur.
Një i tillë po vjen së shpejti. Pasi bashkëpunimet mes dy artistëve janë të shumta dhe të zakonshme së fundmi kemi parë nga tre artistë duke u bërë bashkë.
Majk, Cozman dhe Onat janë emrat që do të vijnë me këngë së shpejti, e cila mban titullin “Amore” por nuk dihet ende data e publikimit të saj.
Ky bashkëpunim vjen pas një kohe që Cozman ishte larguar nga “Babastars” dhe ky lajm ka gëzuar fansat e labelit.