Melisa ka reaguar përmes një videoje pas ak uzave për ‘autotune’. Melisa Lleshi ka pak ditë që debutoi në tregun e muzikës me projektin muzikor “U kry”.
Kënga e parë e saj u prit shumë mirë nga publiku, por kishte edhe ak uza për “autotune”.
Pas gjithë këtyre komenteve, ish-konkurrentja e “Përputhen” reagoi duke publikuar një video teksa shihet duke kënduar live në studio.
“M’bej pak autotune ne kendimin live o Bini Diez”, ka shkruar Melisa sipër videos.
Kujtojmë se projekti “U kry” ka marrë afro 2 milionë klikime në kanalin YouTube, ndërsa u komentua shumë edhe paraqitja pr ovokuese e Melisës në klip.