Me 17 shkurt 2008 Kosova ishte shpallur shtet i pavarur dhe Sovran.
Tani që janë bërë 12 vite që nga ky moment historik, dikush po ka telashe me mbajtjen mend të datës.
Përderisa para dy ditësh, rrjetet sociale u vërshuan nga urimet e shumta për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë, ku nuk munguan as urimet e artistëve tanë, Melinda Ademi – rep artistja kosovare ka pasur problem me këtë datë.
Ajo ditën e paavarësisë e ka uruar dje me datën 18 shkurt, duke sjellë një imazh atraktiv.
Jo vetëm që imazhi nuk ishte i qëlluar për të uruar diçka historike e simbolike për vendin tonë, por ngatërrimi i datës nga Melinda bëri bujë mediatike.
Të shumtë ishin edhe ndjekësit që ia zunë për të madhe, ku nuk hezituan ta ngacmojnë.
Nuk dihet nëse e bëri me qëllim këngëtarja pasi që nuk kishte kohë më herët të uronte, apo e ngatërroi më të vërtetë?