Serbët nuk ndalen së provokuari dhe me propagandën e llojit të tyre, për faktin se e kanë si ushqim!
Kësaj radhe i turren futbollistit me zemër të madhe, Taulant Seferit, që me sukses po luan në radhët e kombëtares së Shqipërisë.
Vetëm pse ka thënë Seferi e dua në grup Serbinë dhe i mposhtim me 3:0, 4:0 a 5:0, serbët janë aq të çuditshëm dhe e marrim si provokim e kërcënim synimin e një futbollisti.
Lere që nuk ka lidhje me provokim por nuk i vjen turp me sajuar gënjeshtra.
Çfarë shkruan pamfleti serb “Kurir”?
“Provokim i turpshëm i një futbollisti shqiptar! Kërcënim i ashpër për Piksin dhe poshtëroi kombëtaren e Serbisë pa asnjë provokim!
Pavarësisht se nuk janë ende zyrtarisht në Euro, përfaqësuesit e Serbisë janë përballur tashmë me kërcënimet dhe poshtërimet e para. Përfaqësuesi i Shqipërisë në futboll, Taulant Seferi, i lindur në Kumanovë të Maqedonisë, ka vendosur të sulmojë pa provokuar ‘Shqiponjat’.