Ajo nuk ishte e panjohur edhe më parë në Itali, por pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania 2 ia ka arritur edhe më shumë famën.
Fjala është për Jori Dellin, modelen dhe influencuesen e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare.
Gjigandi mediatik Mediaset i ka dedikuar një artikull 27-vjeçares, e cila kohët e fundit po jeton mes Torinos dhe Tiranës, si pasojë e projekteve të shumta pas përfundimit të spektaklit në maj.
Jori Delli ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale dhe skuadra e saj e preferuar është Milani.