Festat kanë trokitur edhe në shtëpinë e moderatores Bora Zemani,
e cila s’ka duruar më gjatë dhe e ka vendosur pemën e Krishtlindjeve.
Bora s’ka vonuar ta dekorojë pemën siç ia ka ënda, ndërsa në llogarinë e saj në InstaStory na ka treguar pak nga ambienti i saj.
LEXO EDHE: Befasia që e priti Ermirën në shtëpi pas lindjes
Videoja fillon në mënyrën më të bukur, teksa me muzikë festash në sfond,
moderatorja zgjat dorën për të përkëdhelur drerin që qëndronte i varur në pemë.
Mirëpo, në një moment futet dora e Donaldit, i cili gjithashtu tendon të përkëdhelë drerin, ndërsa Bora e largon dorën e tij duke e qëlluar.
Kjo situatë përsëritet disa herë, derisa ata e heqin fare drerin nga pema, teksa
na shkrinë së qeshuri.
Bora dhe Donaldi po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të dashurisë dhe sigurisht
që edhe festat i kalojnë bashkë.