Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”.
Teksa ishte në shtëpi, ajo tregoi për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira. Së fundmi, nutricionistja ka qenë e ftuar në në ‘Glamour Zone’.
Ndër të tjera, Diola ka rrëfyer për herë të parë se një person i rëndësishëm në jetën e saj e ka tradhëtuar, dhe kjo ka qenë një nga gjërat më të vështira që ka përjetuar.