Pavarësisht se e ka mohuar disa herë se këngët që ka publikuar pas daljes nga “Big Brother VIP” nuk kanë qenë dedikim për Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj ka pranuar së fundmi faktin se ato tekste i përshtaten historisë së saj.
Një ndër këngët që u përfol shumë se është dedikim për aktorin është “Ma shumë se ti”. Lidhur me këtë Beatrix është shprehur se nuk është aspak e vërtetë. Madje ajo ka shtuar se dedikimi i saj ende nuk është publikuar, duke lënë të kuptohet se mund të ndodhë në të ardhmen.
“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me ato situate. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruar më herët edhe normal mi kanë lidhur menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha këngëtarja për “Prive.”
E pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vuajtur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”.
Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format.
“Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperiencë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”- tha ajo.
Pyetjes ‘me spec’: “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë”.