Arti, muzika e sporti gjithmonё kanё qenё ambasadorёt mё tё mirё tё njё vendi, tё njё kulture. Njёsoj ndodhi edhe me shqiptarёt.
Shkumbin Kryeziu dhe Fazli Rexha ishin ndёr kontribuesit mё tё mёdhenjё tё atyre kohёrave tё vёshtira nё mёrgim, mes viteve ’90-’99. “Pasioni pёr muzikёn dhe dashuria pёr vendin na shtyente tё punonim edhe nё ato kohёra tё vёshtira,”- shprehet z. Kryeziu.
Mes kujtimeve tё shumta me artistё tё ndryshёm, ku z. Kryeziu bashkё me z. Rexha bёnё ҫmos qё kёnga shqipe tё dёgjohej edhe nё mёrgim, atёherё kur gjithё shqiptarёt mёrgimtarё kishin nevojё ta ushqenin shpirtin e tyre tё pёrmalluar me muzikё atdhetare. Ata rrёfejnё pёr sfidat dhe sakrificat e kohёs pёr t’i sjellё artistat shqiptarё nё vende tё ndryshme nё mёrgim, pёr tё ruajtur vlerat artistike shqiptare- kёshtu madje edhe pa interes financiar, por siҫ thonё edhe vetё ata, shpirti mbushej e lodhja harrohej!
“Ne i organizonim tё gjitha, duke filluar nga vajtja e ardhja e artistёve, akomodimi i tyre, organizimin e koncerteve shqipe, reklamimin e tyre me postera, e me tё gjitha detajet e mundshme. Ne, thёnё pa modesti, arritёm tё hapnim njё llojё dritare pёr artistёt tanё gjatё viteve tё ’90-ta kur u mbyllёn institucionet qeverisёse. Nuk ishte aspak e lehtё, pёrgjegjёsi e madhe nё gjithё kёtё ndёrjmetёsim, nё gjithё ato organizime,”- tregon z. Rexha. “Duhet pёrmendur gjithsesi se koncertet ishin detajisht tё organizuara dhe ishin koncerte tё mёdha, me shumё publik. Por qё e gjithё puna shpёrblehej kur shihnim lumturinё e publikut dhe artistёve. Ishte sikur t’ju sillje njё copё atdheu nё mёrgim. Gjithmonё kemi marrё shumё falenderime dhe lavdata, e kjo sigurisht ka qenё dhurata mё e mirё e gjithё punёs sonё tё realizuar gjithmonё nё bashkёpunim me emrat e njohur tё estradёs,”- shton z. Kryeziu tutje.
“Nё atё kohё tё vёshtirё tё okupimit e izolimit, kur nuk kishte mjaft institucione pёrkatёse, nuk kishte portale, shumё pak gazeta e kanale televizive, e qё kuptohet qё nё mёrgim kishte edhe mё pak tё tilla pёr shqiptarёt, ne mundoheshim maksimalisht tё jepnim kontributin tonё qё tё ruanim traditёn tonё dhe ta stimulonim atdhe-dashurinё.”- rrёfen z. Rexha pёr Infoline News.
Pjesё e kёtij kontributi renditen shumё e shumё artista tё suksesshёm nga tё gjitha fushat e artit. Ata lanё kontribut dhe gjurmё tё pashlyeshme nё ruajtjen dhe kultivimin e dashurisё pёr vendin. Ishin ata qё zgjonin emocionin dhe dashurinё pёr vendin me melodinё dhe kёngёt shqipe.
“Ka shumё e shumё emra pёr t’u pёrmendur dhe falenderuar, dhe u kёrkoj falje nёse dikё mund ta kem harruar nё kёto momente, mirёpo gjithsesi dua t’i falenderoj me zemёr tё gjithё artistёt, kёngёtarёt, tekstshkruesit, kompozitorёt, regjisorёt, humoristёt,- pastaj edhe kameramanёt, fotografёt , kostumografёt e tё gjithё tё tjerёt pёr bashkёpunimin e ngushtё qё kishim si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipёria. Ndonёse nuk ishte aspak e lehtё, prap se prap arritёm tё kultivonim muzikё tё mirёfilltё, dhe t’i ushqenim zemrat e mёrgimtarёve me muzikёn e gjuhёs sonё tё bukur shqipe. Dashuria pёr muzikёn dhe vendin tonё na kanё shtyrё tё mos ndalemi kurrё, por tё punojmё me zemёr dhe pёrkushtim!”- pёrfundon rrёfimin z. Kryeziu.
Lista e plotё e bashkёpunёtorёve:
Kompozitorёt
- Naim Krasniqi
- Xhevdet Gashi
- Florent Boshnjaku
- Armend Rexhepagiqi
- Shpёtim Saraqi
- Valton Beqiri
- Ilir Berani
Tekstshkruesit
- Aida Baraku
- Ilir Berani
- Hivzi Krasniqi
- Arif Demolli
Aktorёt
- Xhevat dhe Leze Qena
- Enver Petrovci
- Faruk Begolli
- Ibrahim Krajkova Leci
- Sevdai Radogoshi
- Rasim Thaqi -Cima
- Mentor Zymberaj
- Mensur Safqiu
- Sabri Fejzullahu
- Shirine Morina
- Hadi Shehu
Regjisor
Ekrem Kryeziu
Kёngёtarёt:
- Lumturije Axhami
- Shkёlzen Jetishi
- Gili
- Ilir Shaqiri
- Ardit Gjebrea
- Sinan Vllasaliu
- Adelina Ismajli
- Ganimete Abazi
- Robert Berisha
- Bleona Qereti
- Iliret Grupi
- Fisnikёt
- Ramadan Krasniqi
- Shyhrete Behluli
- Shkurte Fejza
- Afrim Muqiqi
- Beka
- Grupi Marigona
- Leonora Jakupi
- Mimoza Muatafa
- Remi
- TNT grupi ne krye me Negjat Maculёn
- Mahmut Ferati
- Elizabeta Qarri
- Ismet Peja
- Miranda Hashani
- Vёllezёrit Aliu
- Agim Rudi -skenograf
- Ergyn Doberqani -realizator
- Ekran Doberqani -Operator dhe montazhier
- Fatos Kadiu -realizator
- Fatmir Bajrami -kameraman
- Sahit Kokoli – kameraman
- Jusuf Berisha – ndriҫues
- Lulzim Kryeziu – tonist