WhatsApp ka bërë një ndryshim të madh duke prezantuar një opsion të ri që pritet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si e përdorim aplikacionin e komunikimit.
Sipas njoftimit nga kompania “Meta”, tashmë përdoruesit do të kenë mundësi të “logohen” në dy llogari në të njëjtën kohë, dhe te i njëjti telefon.
Kjo do t’i lejojë përdoruesve të flasin përmes dy llogarive të ndryshme, apo ta përdorin për të veçuar kontaktet e punës, nga ato të jetës reale.
“Kalimi përmes dy llogarive në WhatsApp, së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit”, njoftoi Mark Zuckerberg.
Funksioni do të shpërndahet për përdoruesit e Android në javët e ardhshme, ndërsa përdoruesve të iPhone do të duhet të presin dhe u është thënë të “qëndrojnë të sintonizuar”.
Pasi të pajiseni me këtë, atëherë duhet të hapni “settings” në WhatsApp, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe zgjidhni “Shto llogari”.