Marina Vjollca drejtoi me sukses emisionin sportiv të “EURO 2024” në TV Klan.
Moderatorja shqiptare mbajti të ngërthyer përpara ekranit shikuesit, teksa për një muaj rresht prodhoi emisione për sportin e futbollit, shkruan Indeksonline.
Tani që Kampionati Evropian përfundoi, për Marinën erdhi koha e pushimeve.
Asaj duket se i ka pëlqyer jashtë mase eksperienca në këtë kampionat, duke u ndierë nostalgjike për ekranin dhe shikuesit akoma pa u bërë një javë që përfundoi.
“Më mori malli që tani për ju” shkroi ajo në Instagram, duke postuar një fotografi të saj.