Blerando foli më tepër rreth eksperiencës së tij në “Big Brother Vip Kosova 2” para se të transmetohej klipi i tij me momentet më të bukura në shtëpi. Ai rrëfeu dy nga momentet e tij më të vështira gjatë qëndrimit në BBVK:
Ditën e tretë të qëndrimit më është dridhur trupi. Ka qenë shumë stres kur kam parë aq shumë banorë.
Ndërsa momenti i dytë sipas tij ka qenë kur Alba është larguar nga shtëpia.
Para se të dilte Alba i kanë thënë se edhe mua mundesh të më shesësh për lojë. Edhe kur nuk munda më të flas me të m’u duk sikur m’u ndal fryma. Kur doli Alba m’u duk sikur s’mund të flas më me të.