Të gjesh fatin e jetës nuk është punë e thjeshtë.
Jo të gjithë njoftojnë njëri-tjetrin spontanisht, në rrjete sociale apo me msitni.
Ani pse në dashuri nuk ka rregulla, ka kushte, marrë parasysh faktin se shijet janë relative, edhe kërkesat janë të ndryshme.
E një faqe në Facebook ka menduar për ata që nuk po i’u ecë mirë në lidhje, dashuri fejesë apo martesë.
Mjafton ta klikosh Agjenci Lidhjesh Martesore në facebook, dhe të ‘zhytesh’ në urimet e dëshirat e shqiptarëve për burrat apo gratë ideale.
Kriteret për një partner\e janë të ndryshme, disa shikojnë moshë, të tjerët arsimimin, fenë e si gjithmonë nuk mungojnë ‘letrat e jashtit’.
E disa nuk e kanë problem fare, vetëm të rehatohen.
Për të gjithë myslimanët që janë në kërkim të së ardhmes, në këtë faqe gjeni edhe vajza që falin namazin.
Epo, epoka e teknologjisë ka evoluar dhe asnjëri nuk duhet të brengoset se po mbetet pa fatin e jetës, sepse nëse jo në tren, bibliotek, club, apo në rrugë, atë do t’a gjeni në Facebook.\Infolinenews