Një pensionist në Itali ka nisur luftën kundër “padrejtësisë” për një gjobë gati 900 euro për riparimin e një grope. Claudio Trenta ishte shumë i zhgënjyer nga paaftësia e këshillit lokal për të mbyllur një gropë 30 cm në një vendkalim këmbësorësh në Barlasina, Italia veriore.
72-vjeçari vendosi të merrte situatën në dorë dhe për këtë arsye n mbushi gropën vetë. Fatkeqësisht pensionisti u gjobit me 882 euro.
Në një postim në Facebook, Trenta ka postuar një foto të letrës që ka marrë nga policia duke e akuzuar për shkelje të kodit rrugor. Ai u gjobit për kryerjen e një pune potencialisht të rrezikshme në një vend publik pa leje dhe, për këtë, u urdhërua të linte rrugën në gjendjen e saj origjinale.
“Nëse ata mendojnë se jam budalla, e kanë gabim,” tha ai për Corriere della Sera, duke shtuar se “ata më provokuan dhe kjo është arsyeja pse tani po padis këshillin për neglizhencë”.