![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Terminali doganor në Han të Elezit është mbyllur dje për shkak të mungesës së licencës.
Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Terminali doganor është pezulluar përkohësisht ngadje në orën 24:00, në mungesë të licencës nga ministria përkatëse. Në momentin që pajiset me licencë nga Ministria e Infrastrukturës, do të vazhdojë operimi nga Dogana”, thotë Adriatik Stavileci, shkruajnë mediat kosovare.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Nga dje pas orës 24:00 të gjithë kamionët duhet të devijojnë në terminale të tjera.
Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hyjnë deri në orën 00:00 do të vazhdojnë të zhdoganohen ditët në vijim.
Ndërkohë stafi në zyrë do të vazhdojë punën deri në njoftimin e radhës.//AI/