Rita Ora u pa ditën e djeshme në New York e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.
Sipas raportimit të Daily Mail, këngëtarja 33 vjeçare, shkëlqente me xhaketën e kuqe prej lëkure dhe një palë pantallona të shkurtra. Ajo u vesh me çorape të zeza të hapura dhe çizme të zeza që shkonin më poshtë gjunjëve.
Rita mbante një çantë të madhe të zezë me vete, e cila kishte disa prerje të rrumbullakëta të ndryshme madhësish, përcjellë Telegrafi.
Kjo paraqitje e Ritës vjen pasi artistja u duk e mahnitshme në një pallto të gjatë portokalli të zbehur ndërsa mori pjesë në një provë të veshjes në Neë York City para mbrëmjes vjetore, Met Gala, që do të mbahet të hënën.
Rita së fundmi ndoqi hapat e Beyonces për të lansuar në treg një linjë produktesh për flokë të bashkëthemeluar nga ekspertja australiane e flokëve Anna Lahey.