Marinari i humbur për javë në det në janar, që mbijetoi kryesisht me keçap, mund t’i vijë si dhuratë një varkë moderne.
Dhe dhurata e bukur do të jetë falë gjigantit të keçapit “Heinz”, i cili po përpiqet të gjejë Elvis Francoisin, shkroi CNN.
Kompania postoi një thirrje në rrjetet sociale më 14 shkurt, duke shpresuar të gjurmonte marinarin. Sipas rrjeteve sociale të Heinzit, ata tashmë kanë kontaktuar me qeverinë e Dominicas, nga ku është Francois, si dhe marinën kolumbiane, e cila e shpëtoi atë në veriperëndim të Puerto Bolívar të Kolumbisë.
Por deri më tani, asnjë nga përpjekjet për të gjetur Francoisin nuk ka arritur sukses, thotë Heinz.
Kështu që shitësi i keçapit tani “i kërkon publikut të gjerë të përpiqet dhe të ndihmojë me gjuetinë”.
“Ne po kërkojmë gjithashtu të dhëna të besueshme për të kontaktuar Elvisin në mënyrë që të mund të ndihmojmë në mbulimin e një varke të re të pajisur me teknologji të plotë lundrimi për të shmangur një fatkeqësi tjetër në të ardhmen”, shtoi kompania.
Heinz gjithashtu sugjeroi fansat të përdorin hashtagun #FindTheKetchupBoatGuy për të përforcuar kërkimin e tyre.
Francois, 47 vjeç, po riparonte varkën e tij kur varka u tërhoq në det. Ai u tha autoriteteve kolumbiane se i mungonin njohuritë e lundrimit për t’u kthyer në breg dhe kaloi 24 ditë në det. Ai mbijetoi nga një shishe keçapi, pluhur hudhre, të cilat i përziente me ujë.