Më shumë se 12 mijë ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e zjarreve që kanë nisur javën e kaluar në Los Angeles. Numri i të vdekurve është 24, teksa mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen. Ndërsa të paktën 23 persona rezultojnë të zhdukur deri tani.
Zjarret filluan më 7 janar, të nxitura nga erërat e forta dhe mungesa e gjatë e shiut duke krijuar probleme të mëdha për forcat zjarrfikësve të dislokuar në disa zona të qytetit.
Zjarrfikësit e Kalifornisë raportuan se zjarret kanë përfshirë rreth 163 kilometra katrorë hapësirë, raportojnë mediat ndërkombëtare.