Disa qytetarë, kryesisht të rinj, janë mbledhur sot para selisë së EULEX-it, ku po qëndron ish-presidenti Hashim Thaçi.
Në shenjë proteste, ata kanë kërkuar drejtësi dhe liri për ish-presidentin Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Siç shihet në foto protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet: “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë” dhe “Liria ka emër”.