Së fundmi gazetari Jorge Lanata ka treguar në lidhje me kushtet që modelja dhe biznesmenia e njohur Wanda Nara ka vendosur për partnerin e saj Mauro Icardi. Kontrata që Nara ka firmosur shkruan se ajo fiton disa milionë dollarë si kompensim nëse Icardi e tradhton.
Pak ditë më parë Wanda ndau disa detaje intime mbi marrëdhënien e saj dhe Icardit. Modelja u shpreh se:
Ai dyshek duhet të jetë përdorur nga më shumë se 200 gra, por pas meje ishte shkatërruar totalisht. Mbaj mend dhimbjen që ndjeva të nesërmen, sepse nuk isha mësuar të jepja gjithçka. Mora ibuprofen çdo katër orë. Mendoj se nëse nuk do të kishte funksionuar atë natë, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që ndodhi mes nesh.