Artistja e njohur, Melinda Ademi, ka nxitur reagime të shumta në një postim të fundit.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/09/infoline-ad-16-09-2024.png)
Ishte grimerja Sellma që publikoi video duke grimuar Melindën që duket e bukur si çdo herë, në momentin kur Kaci tundon ujërat, për ta ngacmuar atë që duket si nuse.
“Pse vendose në dimër me u martu?”, e pyet Kaci me shaka.
Patjetër që një shaka të tillë do ta vazhdonte Melinda, e cila duke buzëqeshur i përgjigjet: “Po e pres unazën!”.
Melinda me gjasë do të ketë qenë duke u bërë gati për ndonjë projekt apo koncert, por nëse është drejt altarit, urojmë më të mirat për të!