Diola Dosti ka qenë njëra nga banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania që mori vëmendje të madhe për aq kohë sa qëndroi brenda.
Ajo tani është kthyer në një personazh shumë të kërkuar, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e disa intervistave.
E ftuar në “E diell”, nutricionistja ka folur për çiftin e formuar në BBVA, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
“Nuk e kam thënë asnjëherë që nuk e besoj dashurinë e tyre. Nuk është e vërtetë. Edhe kur kam qenë aty brenda e kam thënë që do doja që një mashkull të më shikon siç e shikon Luizi Kiarën. Këto janë të faktuara edhe me video”, u shpreh ajo.