Çifti i njohur, Bardhi dhe Sara Gjordeni, kanë qenë të ftuar së fundmi në ‘Big Brother Radio’.
Dy ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother u njohën brenda shtëpisë dhe krijuan një lidhje dashurie.
Ata kanë folur për zhvillimet e fundit si dhe për raportin me menaxherin, Jetmir Agaj.
“Komentet në rrjet janë që unë po i shkatërroj karrierën Bardhit dhe që unë kam shkatërruar marrëdhënien midis menaxherit të Bardhit dhe Bardhit. Dhe kjo nuk qëndron absolutisht. I kam sugjeruar që të ulet dhe të bisedojë, por Bardhi është maxhoren dhe ka problemet e tij dhe ka hatërmbetjet e tij”, u shpreh modelja.
Bardhi më tej shtoi se ai i ka zgjidhur vetë gjërat me Jetmirin, menaxherin e tij, dhe se këto probleme mbeten mes tyre dhe asnjë personi tjetër, përfshirë këtu edhe Sarën.