Maqedonia e Veriut ka miratuar vendimin për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze, ndërsa paraprakisht ka porositur edhe më shumë se 800 mijë të tjera përmes mekanizmit COVAX, por që akoma nuk ka marrë asnjë dozë.
Korrespondentja e Euronews Albania në Shkup, tregoi se ende nuk është saktësuar se RMV po lidh një marrëveshje me Republikën e Kinës.
LEXO EDHE: Haziri për Vjosa Osmanin: Gjenerata e saj ka mujt veç me recitu për Rugovën
“Qeveria ka njoftuar se janë në negociata me Kinën për furnizim me vaksina për shkak se kjo ju ka mbetur si alternativë e vetme si pasojë e vonesave të Pfizer dhe se nuk kanë arritur të marrin vaksina nga mekanizma të tjerë,” – tregoi Iljazi.
Siç raportoi dhe gazetarja duke qenë se ende nuk ka asnjë informacion nga programi COVAX apo nga Pfizer, vaksinimi pritet të nisë me vaksinat kinezë, fillimisht te personeli shëndetësor e më tej.
Plani përfundimtar i shtetit është vaksinimi i 60% të popullatës.
Ndërkaq, numri i infektimeve me CO VID në Maqedoninë e Veriut prej ditësh ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 336 raste të reja dhe 10 vi ktima. Më i lartë ka qenë numri i të shëruarve, ku në 24 orë kanë fituar betejën me vir usin 336 pacientë.