Artisti kolumbian dhe partnerja e tij, Susana Gomez janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije Maluma përmes një postimi në Instagram duke zbuluar momente të veçanta nga ardhja në jetë e vajzës, bashkë me detajet për emrin dhe emocionet si prind i ri.
“Më 9 mars në ora 8:23 lindi dashuria e jetës sonë, Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet tuaja! Susana…Dashuri: Faleminderit që përmbushe ëndrrën time më të madhe për t’u bërë baba. Nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ju dua,” shkruan Maluma në postimin e tij.