Këngëtarja Zanfina Ismaili ka marrë së fundmi një qëndrim të fortë dhe të prerë ndaj çështjes së maltretimit të kafshëve në Kosovë përmes disa postimeve në Instagram.
Ismaili ka shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj atyre që keqtrajtojnë kafshët dhe ka vënë në pyetje përgjegjësinë dhe veprimet e organeve ligjzbatuese.
“A ka polici ky shtet, a ka ligj?” pyeti ajo retorikisht në një postim në rrjetet sociale, pak pasi kishte postuar disa fotografi të personave të ndryshëm në Kosovë që maltretonin qenë dhe mace.