Një grua ka raportuar në polici se dje më 25 tetor ishte kanosur nga bashkëshorti i saj në një market në Malishevë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari në fjalë kishte urdhër mbrojtës ndaj bashkëshortes.I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.