Malisheva është qyteti më i prekur nga koronavirusi në Kosovë më 69 raste.
Pavarësisht numrit të madh të rasteve, situata në Malishevë vlerësohet e qetë nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj,
Ai për lajmi.net ka thënë se janë në pritje të 4-5 mostrave të dyshuara me koronavirus që janë testuar sot në IKSHPK.
“Të them të drejtën sot kam komunikuar me ta edhe gjendja e tyre është e mirë. Edhe me familjarët e tyre kam komunikuar gjendja është e mirë. Nihere gjendja është e mirë. Shpresojmë se do ta tejkalojmë këtë. Në familjën që ka pas raste para dy tre dite, janë bërë edhe sot disa teste, nuk e di, janë 4 ose 5 persona nuk e di sakt. Prej 10 fshatrave që i kemi tash të prekura 9 fshatra janë të qeta, nuk ka asnjë rastë. Dhe ky fshti i fundit, Baja është tu prit me u tejkalu, të shohim edhe këto familjet kanë me u marrë mostrat e tyre, të shohim. Qetësia këtu është pavarësisht se ne kemi numër te madh që është 69 të prekur, ku 17 prej tyre janë të shëruar”, ka thënë Begaj
Më tutje, Begaj ka thënë se masat e qeverisë janë të ashpra, por po respektohen pavarësisht.
“Janë duke u respektuar vendimet e Ministrisë së Shëmdetësis, edhe pse janë pak të ashpra. Ne jemi vend fshatares, nuk jemi qytet me i kry sherbimet për 5 minuta. Prej fshatrave tona nuk mundesh me shku në Malishevë edhe me u kthy për 90 minuta. Kemi kërkuar me rishiku këto vendime”, ka thënë Begaj.