Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk në twitter ka thënë se kompania e tij ka plan të zgjerohet në Ballkan. Shtetet që pritet të hapen qendrat e kësaj kompanie janë Kroacia, Serbia dhe Sllovakia.
“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, ka shkruar Musk.
Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019.