Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, një vajzë të mitur në cilësinë e këmbësores është goditur nga një veturë,
në fshatin Llugë të Podujevës.
E mitura ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.
LEXO EDHE:
Masa të rrepta në disa qytete, Zemaj tregon çfarë po ndodhë
“Sot rreth orës 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër e mitur), e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.