Studiuesit kanë pretenduar një hap të madh përpara në fushën e transplantimit të organeve pasi një majmun mbijetoi për më shumë se dy vjet me një veshkë derri të krijuar gjenetikisht.
Transplantimi u bë kompania amerikane bioteknike eGenesis dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit, ku shkencëtarët i shohin derrat e ndryshuar gjenetikisht si një zgjidhje potenciale për mungesën globale të donatorëve për pacientët me dështim të organeve.
Michael Curtis, shefi ekzekutiv i eGenesis, tha se “arritja e jashtëzakonshme” dha shpresë dhe “mund të hapë rrugën për rezultate më të mira për individë të panumërt që kanë nevojë për transplantime organesh”, raportoi Guardian.
Shkencëtarët kanë shpenzuar dekada duke studiuar nëse organet e kafshëve mund të funksionojnë ndonjëherë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt te njerëzit pa u refuzuar nga sistemi imunitar i pacientit, por sfidat kanë rezultuar të mëdha.
Dy njerëz deri tani kanë pranuar transplante zemre derri. I pari, David Bennett, vdiq dy muaj pas operimit më 2022. I dyti, Lawrence Faucette, mori një zemër të re më 20 shtator të këtij viti dhe është në rikuperim.