Reperi i njohur Majk ka njoftuar se po afron fundi i një periudhe të rëndësishme në karrierën e tij muzikore, duke zbuluar se ai nuk do të vazhdojë me aktivitetin në rep për shumë vite të tjera.
Gjatë një interviste për emisionin “The Elite Way” në ATV, Majk theksoi se koha sjell ndryshime të mëdha në qëllimet dhe prioritetet e jetës së tij.
Ai theksoi se stili i tij i jetës po evoluon dhe se ka arritur një pikë ku dëshiron të rrethojë veten me gjëra më të rëndësishme se sa repi. “Mendoj që me kalimin e kohës ndryshojnë qëllimet në jetë, prioritetet, njeriu gjithmonë piqet më shumë dhe mendoj që… nuk kam qejf ndoshta as deri në 40 vjeç të jem duke bërë rep,” tha Majk.
Majk shpjegoi se musika do të mbetet një pjesë integrale e ekzistencës së tij, por ritmi i publikimit do të jetë më sporadik. Ai përmendi se ndoshta mund të largohet nga estrada në një moment të caktuar, duke përfshirë këngët që do të lëshojë për kënaqësi personale, jo për tregun muzikor.