Madonna ka gëzuar fansat teksa konfirmoi se po bën muzikë të re me producentin Stuart Price, me të cilin bashkëpunoi në albumin e saj të suksesshëm të rikthimit të vitit 2005 “Confessions on a Dancefloor”.
Mbretëresha e Pop-it, 66 vjeçe, i kënaqi fansat ku u shfaq në Instagram ditën e djeshme.
“Po punoj në muzikë të re me Stuart Price. Këto muajt e fundit kanë qenë ilaç për shpirtin tim. Shkrimi i këngëve dhe krijimi i muzikës është fusha e vetme ku nuk kam nevojë të kërkoj leje nga askush. Kush dëshiron të dëgjojë muzikë të re në 2025”!, shkroi ajo.