Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka thënë se “ka biseduar me Zotin” vitin e kaluar, kur u zgjua nga koma.
“Verën e kaluar pata një surprizë. Një eksperiencë afër vdekjes. Ishte mjaft frikësuese. Nuk e dija gjendjen time për disa ditë pasi isha në komë, por kur u zgjova, fjala e parë që thash ishte ‘JO’… Jam e sigurt që Zoti po më thoshte ‘A po vjen me mua të shkojmë këtej?’ dhe unë i thash ‘Jo, jo’”, i ka shpjeguar Madonna publikut në një koncert në Kaliforni, raporton “FemaleFirst”.
Më pas ajo ka vazhduar të tregojë se qëndrimi në spital i kishte shtyrë turneun “Celebration” dhe se teksa po fliste me menaxherin, i ka thënë se do të kthehet në skenë pas vetëm dy muajsh.
“Ndonjëherë vetëm duhet t’i thuash disa gjëra, në mënyrë që të qarkullojnë nëpër univers dhe pastaj ato bëhen realitet”, ka vazhduar këngëtarja.
Ajo më tutje ka treguar se shumë shpesh gjatë asaj periudhe e pyeste mjekun se kur do të mund të ngjitej prapë në skenë.
“Dil jashtë qëndro në diell. Ke nevojë për vitaminë D, dhe veshkat tua do të vazhdojnë të punojnë”, tregon Madonna t’i ketë thënë mjeku.
Ylli 65-vjeçar tregoi se nuk donte asnjëherë që t’i zhgënjente fansat dhe kjo është arsyeja pse i dha vetes kurajë dhe vendosi që pas dy muajsh të ngjitej në skenë.
“Dhe kjo datë u bë realitet”, ka thënë mbretëresha e muzikës pop.