Takimi midis krerëve të partive politike për çështjen e presidentit ka dështuar të mbahet deri tani.
Ndonëse ishte paralajmëruar tash e disa javë. Kësisoj, të gjitha subjektet politike janë deklaruar të gatshme për opsionin tjetër: zgjedhjet e parakohshme.
LEXO EDHE: Vjosa Osmani: Jemi duke diskutuar me Kurtin për bashkëpunim
Për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, LDK-ja është e para gjithmonë.
I pyetur për rezultatin që mund ta marrë LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, Haziri ka thënë se nuk është me rëndësi se sa numra ke. Ai ka thënë se më e rëndësishme është se me kë qeveris.
“LDK e para gjithmonë. Beso! Nuk është me rëndësi sa numra ke, por kë e ke partner për qeverisje”, ka thënë Haziri.