Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, vazhdon të mbajë të informuar ndjekësit e tij me postime të herëpashershme nga jeta personale.
Pak javë më parë, ai njoftoi me gëzim se është bërë dajë, një rol që, sipas tij, po e përjeton me shumë dashuri.
Në postimin e tij të fundit, ai shfaqet me nipin në krahë, ndërsa e shoqëron foton me përshkrimin krenar: “Daja në qytet.”
Jeta private e Lumbardhit mbetet shpesh në fokusin e mediave rozë dhe të ndjekësve të tij, të cilët e ndjekin me vëmendje çdo hap të tij edhe pas përfundimit të spektaklit.
