Mikrobiologu, Lul Raka, është shëruar nga koronavirusi, kjo është bërë e ditur në një intervistë që ai sapo e dha për televizionin publik.
Ai është rikthyer në emisionin “Imazh” të RTK-së për të folur për situatën epidemiologjike në vend.
LEXO EDHE: ”Qytetarëve të infektuar të Prishtinës t’u jepen nga 50 euro”
Raka tha se shifrat e të prekurve me koronavirus janë rritur për shkak të “motit të keq dhe hyrjes brenda, kthimi në shkolla dhe gripi sezonal”.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Ai tha se zvogëlimi i kontaktit mes njerëzve zvogëlon shifrat me koronavirusin.
Tutje ai shtoi se numri më i madh i testimeve e rritë edhe numrin e rasteve me COVID-19.