Luiz Ejlli, teksa performoi në një koncert, dha edhe një lajm surprizues për njerëzit. Ai në mes të performancës, iu drejtua publikut duke thënë:“Më datë 16 mars, që i bie e shtunë, gjejeni ju kush do të hyjë aty”, referuar formatit “Big Brother VIP Albania 3”.
Deklarata e tij u prit me shumë duartrokitje nga njerëzit dhe Luizi sigurisht, buzëqeshi.
Nuk e dimë nëse është e vërtetë, por nëse e shohim në shtëpinë e “BBVA 3” më 16 mars, me shumë gjasa, fituesi i edicionit të dytë do të jetë për të performuar këngët e tij.