Këngëtari i dashur shqiptar dhe fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është rikthyer në skenën e spektaklit të madh të së shtunës.
Ai u ftua në studio si një mysafir special për të komentuar lojën dhe dinamikat që zhvillohen mes banorëve të shtëpisë së famshme.
Pas fitores së tij në edicionin e mëparshëm, ku u bë një figurë emblematike dhe krijoj një fenomen në rritje të shikueshmërisë, rikthimi i tij në spektakël ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë që e ndoqën dhe e mbështetën atë gjatë gjithë rrugëtimit të tij.
Ejlli, i cili njihet për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe analitike ndaj lojës, u nda mbi skenë me vëzhgime të holla dhe opinionet e tij për mënyrën se si banorët po manovrojnë strategjitë e tyre për t’u bërë fituesit e radhës të Big Brother VIP.
Ai u bë pjesë e studios që në fillimin e “primet”, teksa Ledioni e pyeti se cili prej banorëve është i preferuari i tij.
“Unë vdes mbas teje”, i’u përgjigj Luizi Ledionit.