Kiara Tito ka vendosur të sqarojë ndjekësit për pyetjen e shpeshtë që merr mbi unazat e saj. Në një postim të fundit në Instagram, ajo u përgjigj një pyetjeje: “Unazat pse nuk i vendos më? Luizi nuk i ka hequr kurrë..

Moderatorja sqaroi se arsyeja nuk lidhet me mungesën e dëshirës, por thjesht me faktin se ato nuk i përshtaten më.
“Nuk është se nuk dua, por realisht nuk më futen më. Kemi bërë porosi për unaza të reja,” shkroi Kiara.