Luiz Ejlli, ka treguar mbremjen e sotme në “Më lër të flas”, se është prekur shumë nga komentet negative, të cilat kanë prekur edhe familjen e tij.
Ai tha se nëna dhe motra janë akuzuar për mbledhjen e parave në emër të Luizit dhe se i kanë mbajtur për vete, por Luizi deklaroi publikisht se ato para do të përdoren për të blerë banesë për një familje në nevojë.
“I kanë thënë të hapin një “GoFundMe” ku të depozitojnë para dhe e kanë hapur nëna me motrën dhe për 2 ditë janë mbledhur 20 mijë dollarë dhe më është thënë në dhomë rrëfimi nga stafi që është hapur dhe nëse dëshiroj të mbyllet apo të vazhdojë dhe u ndjeva shumë keq sikur do të më mëshirojnë dhe i thashë të mbyllet në mënyrë të menjëhershme. Kur është mbyll ata kanë thënë që familja kanë dashur të abuzojnë me djalin që është brenda dhe i kanë marrë lekët për vete.”, tha ai