Kanë kaluar më shumë se dy vite që nga fillimi i luftës në Ukraië, me mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur.
Sipas një deklaratë sot, Kievi tha se ka rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në rajonin e kryeqytetit, duke shtuar se një sulm në një qytet në lindje la të plagosur të paktën nëntë persona.
Ukraina tha se sulmet me dronë u lëshuan drejt rajoneve qendrore dhe jugore, ndërkaq në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetsk ka pasur sulme me raketa.
“Si rezultat i operacioneve, 25 dronë Shahed të prodhimit iranian janë rrëzuar” në mbi dhjetë rajone, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dronët u rrëzuan në rajonet qendrore të Kievit, Vinitsjas, Çerkasit dhe Dnipropetrovskit, si dhe në rajonet jugore të Odesës, Khersonit dhe Mikolajivit.
Në rajonin e Donetsk, zyrtarët thanë se një sulm me raketa ruse goditi qytezën e Mirnograd. Në rajonin verilindor të Kharkivit, guvernatori Oleg Synegubov, tha se është sulmuar një kamp në qytetin e Bogoduhivit, që është qyteti më i afërt me kufirin rus.
Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë.