Lu’fta në Ukrainë kaplohet nga uria, njerëzit kanë furnizime ushqimore vetëm për 3 ditë.
Një deputet ukrainas tha për BBC se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore përpara se të fillojë uria.
Dmytro Gurin, pohoi se është njoftuar nga zyra e kryetarit se rrugët e qytetit port Mariupol, janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të gërmojnë një va’rr masiv për 33 persona, pasi va’rrezat janë të pamundura për shkak të bo’mbardimeve.
“Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet paqësore bo’mbardohen me qëllim”, tha Gurin. “Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë us’htarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë”.
Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Luf’ta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-së që të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë të vjetër luf’tarakë MiG-29.
“Pyetja e vetme se kur duhet t’i bashkohen këtyre forcave është sa ukrainas vde’sin dhe sa ukrainas do të vde’sin brenda një jave”, argumentoi ai.